Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është pritur të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në takim është biseduar për rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit, është diskutuar edhe për bisedimet Kosovë-Serbi, për çka thuhet se Kurti është shprehur i gatshëm për dialog parimor.
“Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë”, thuhet në njoftim.
Kurti ka ritheksuar se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
-
Kurti takon Sarrazinin: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë
-
Kurti takon Sarrazinin
-
Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor
-
Kurti diskuton për raportet mes Kosovës e Serbisë me emisarët Sarrazin e Eigner
-
Kurti – Sorensenit: Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë me Serbinë me njohje reciproke