Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite.
Deklaratën ai e ka bërë në një takim të shtunën në Kryeministri me imamin e Qabesë, Bandar Baleela, që po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Duke diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u theksua se raportet dypalëshe po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e Arabisë Saudite dhe popullit të Arabisë Saudite ndaj Kosovës në periudhat më të vështira të saj dhe theksoi përkushtim për të afruar më shumë popujt përmes bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.
Si lehtësim raportesh është vlerësuar edhe marrëveshja për fluturime direkte mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.
Kurti është kritikuar nga partitë opozitare se edhe pas betimit si deputet po qëndron në zyrë si kryeministër. Për këtë madje është paralajmëruar se çështja do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.
-
Kurti: Mbështetja e Francës e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE dhe BE
-
Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik
-
Kosova kërkon mbështetjen e Kuvajtit për statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik
-
Kurti: Vendi avancon në arenën ndërkombëtare duke krijuar partneritete
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse