Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u takua të hënën në Prishtinë me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanovcit.
Në takim, sipas njoftimit të Qeverisë, u diskutua për rezultatet e procesit zgjedhor në Serbi, derisa Kurti deklaroi përfaqësuesit shqiptarë duhet të angazhohen “për vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik”.
Ai deklaroi se Serbia ka kryer spastrim etnik administrativ me pasivizimin e mbi 6.000 adresave të banorëve shqiptarë.
“Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhja as nuk ishin të lira e as demokratike. Mungesa e unitetit dhe i bashkërendimit të subjekteve politike shqiptare në një front, ishte një faktor tjetër i dëmshëm për rezultatet zgjedhore”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë deklaroi se pas shtypjes që po iu behet shqiptarëve, nuk duhet mbështetur tentimet për acarim mes njeri-tjetrit, “pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj. Ardita Sinani”.
Edhe
Kurti: Presim ndryshim të qasjes së Beogradit ndaj Kosovës
“Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëjnë dëm”, tha Kurti.
-
Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, bashkimi politik shqiptarë po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar
-
Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë
-
Kurti-shqiptarëve të Luginës: Me votë kundër diskriminimit
-
Ekzekutivi ndan mbi 1 milion e 850 mijë euro për shqiptarët në Luginën e Preshevës