Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i gatshëm për konsultime dhe kompromis në funksion të konstituimit të Kuvendit, por kritikoi opozitën për refuzimin e votimit të fshehtë si mjet për ta zgjidhur bllokadën aktuale, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se ka ofruar kompromise konkrete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë gjithmonë jam i gatshëm për takime, për konsultime konstruktive, për bashkëpunim në mirëbesim dhe gjithashtu për konsensus dhe kompromise. Kam ofruar dy kompromise. I pari është ai që t’i delegojnë përfaqësuesit partitë politike dhe me atë rast nëse nuk e duan votimin e fshehtë, ta rrëzojmë atë komision me votë, sepse pa votë nuk rrëzohet, me bojkot nuk shkohet përpara…E dyta...Le ta provojmë votimin e fshehtë: o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër,” deklaroi Kurti.
Ai shprehu habi për qëndrimin e partive opozitare ndaj votimit të fshehtë, duke rikujtuar se edhe zgjedhjet e 9 shkurtit janë mbajtur përmes një procesi të tillë.
“Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë e partive opozitare kundër votimit të fshehtë, kur dihet që më 9 shkurt qytetarët e Kosovës kanë votuar me votë të fshehtë, të lirë e demokratike dhe e kanë bërë VV-në fituese. Ne i kemi 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 – pra PDK plus LDK nuk bëjnë sa VV-ja. Ky është fakt i jetës, fakt demokratik me të cilin duhet të pajtohemi”, tha Kurti./EO