Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike do të vazhdojnë, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Ai ka theksuar se është në komunikim me liderët dhe se synimi është arritja e një marrëveshjeje për zgjidhje. 

“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, ka thënë Kurti. 

Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë të hënën se Kurti do t’u drejtohet sërish tri partive më të mëdha opozitare për dialog politik.