Kryeministri Albin Kurti derisa ka bërë homazhe në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe, si dhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Dalip Behra dhe Bekim Gashi, në 26-vjetorin e rënies së tyre, ka thënë se historia nuk është e largët dhe se betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fare të afërta në kohë.
Me këtë rast, sipas tij, duhet forcuar ushtrinë, policinë dhe të mbrohet “çdo metër katror i territorit”.
“Teksa i përkujtojmë Dalip Behrën dhe Bekim Gashin dhe të gjithë dëshmorët e tjerë të kombit, ne duhet t’ia kujtojmë vetes edhe për brezat që do të vijnë pas nesh, se historia nuk është diçka e largët, që e mësojmë nga gjyshërit ose nga librat e historisë, pra ajo ndodhet thellë në lëkurën, zemrat, mendjen dhe ashtin e secilit prej neve, me qenë se betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fare të afërta në kohë. Dhe pikërisht për shkak se janë të afërta në kohë, ato e rrisin obligimin tonë, që ta forcojmë ushtrinë tonë, ta forcojmë policinë tonë, ta mbrojmë Kosovën anekënd përgjatë kufirit dhe në çdo metër katror të territorit të saj të pacenueshëm e të patjetërsueshëm”, ka thënë Kurti.
-
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë
-
Krerët shtetërorë në Ditën e Forcës: Ushtria jonë po forcohet
-
Kurti: E kemi obligim ta forcojmë ushtrinë dhe ta mbrojmë Kosovën
-
Kurti: Rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve
-
Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...