Kryeministri Albin Kurti është takuar të mërkurën me homologun e tij nga Lihtenshtajni, Daniel Risch, në New York, ku po mbahet Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se ky takim është mbajtur teksa përfaqësues të të dy qeverive po zhvillojnë raundin e katërt të diskutimeve rreth marrëveshjes për EFTA.
“Për çka kryeministri u shpreh optimist për finalizimin e saj e që do të kontribuonte në rritjen e raporteve ekonomike dhe tregtare”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Kurti e ka falënderuar Risch për mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.
“Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti dhe kryeministri Risch bashkë diskutuan edhe për mundësitë për lehtësimin e bashkëpunimit tregtar përmes eliminimit të tatimit të dyfishtë”, thuhet tutje në komunikatë.
Ky është takimi i parë ndërmjet dy kryeministrave.
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Kurti e informon Torresin “për progresin ekonomik e demokratik që ka shënuar vendi vitet e fundit”
-
Kurti udhëton në SHBA “për takim me liderë vendesh”
-
Kurti flet me ministrin gjerman për marrëdhëniet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
-
Von der Leyen takohet me Kurtin