Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Washington ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ritchie Torres.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e ka falënderuar Torresin për qëndrimet e tij të hapura dhe të zëshme në mbështetje të Kosovës.
Ai thuhet se e ka informuar “për progresin ekonomik dhe demokratik që vendi ka shënuar vitet e fundit, si dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon”.
“Në takim, kryeministri theksoi aspiratën e palëkundur të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si orientim dhe objektiva strategjike të shtetit tonë. Kryeministri gjithashtu nënvizoi planet e mëdha investive në vend, përfshirë projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, zhvillimin e hovshëm të sektorit të teknologjisë dhe mundësitë që kompanitë amerikane të bashkëpunojnë e të investojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në
-
Kurti takohet me Kosin në Mal të Zi në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit
-
Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik
-
Kurti takohet me kongresistin Wilson, flasin për shqiptarët e Luginës e anëtarësimin në NATO
-
Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë