Kryetari i Trupit Gjykues në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Beqir Kalludra, duke përfunduar seancën e sotme gjyqësore ka njoftuar se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Kalludra tha se ndaj këtij aktvendimi është përgatitur ankesë por lënda ende nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit.
Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV-së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.
Seanca gjyqësore do të vazhdojë më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Krejt çka ndodhi sot në gjykimin ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes
-
Kronikë e KTV-së për “rastin” e deputetëve Kurti e Bujupi
-
Vetëvendosje tregon arsyen pse iu vazhdua paraburgimi Kurtit e Kadaj Bujupit
-
Kurtit e Kadaj Bujupit, edhe nga një muaj paraburgim
-
Gjykata refuzon ndërprerjen e paraburgimit të Kurtit dhe Bujupit