Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë e aktivistë të këtij subjekti bënë homazhe pranë bustit të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Zahir Pajaziti ishte njeri i vullnetit dhe i aksionit, patriot i paepur e i pashoq, fliste pak e bënte shumë. Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë sot në 23 vjetorin e rënies për t'ia përkujtuar vetes si nisi çlirimi dhe cilët janë heronjtë tanë. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë”, thuhet në komunikatën për media të VV-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Nderohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha
-
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën
-
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
-
Pas dëmtimit të memorialit “Zahir Pajaziti”, Hoti: Këto raste janë shpeshtuar, të trajtohen me seriozitet