Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Përkulemi para jetës dhe veprës së Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Qendrës së Prishtinës, dhe atë të Podujevës, Arben Vitia dhe Bajram Ajeti, si dhe deputetë e aktivistë të tjerë të Lëvizjes, bënë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

“Të tre këta heronj, frymuan dhe mprehën, si ndjenjën, ashtu edhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij. E drejta dhe liria jonë, qëndron në horizontin që hapi vepra e tyre. E në atë drejtim, ata na tregojnë se me më pak hezitim, e me më tepër kthjelltësi të mendjes e vullnetit duhet shtruar rruga jonë e veprimit. Përkulemi para jetës dhe veprës së tyre, lavdi”, ka thënë Kurti.