Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kundër-korrupsioni, pas raportimit të KTV-së, e njofton zyrtarin e MI-së se është në konflikt interesi

Foto: Koha

Agjencia Kundër-korrupsion i ka dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit, Hajriz Koca, me të cilën e njofton se është në konflikt interesi, mëson KTV-ja.

Kjo ka ndodhur pas raportimit javë më parë të KTV-së se Koca është zgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, pasi që paraprakisht kishte shërbyer si këshilltar politik i ish-ministrit Besim Beqaj.

Koca është i afërt me Sami Lushtakun, pasi që i ka shërbyer më herët si zyrtar për Informim në komunën e Skënderajt.

As Koca e as AKK-ja nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës, por KTV-ja merr vesh se sekretari i Përgjithshëm është në proces të kthimit të një përgjigjeje për Agjencinë.