Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi

Joserioz dhe të pamatur, po e quan vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hajriz Koca, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Inovacionit, i cili thotë se ai është në konflikt interesi për këtë pozitë.

Koca ka thënë se AKK-ja nuk e ka përfillur nenin 18, pikën 1.1 të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, me ç’rast, sipas tij, vërtetohet se ai nuk ka bërë asnjë shkelje, raporton KTV.

Për këtë, ai paralajmëron padi për konflikt administrativ.

Koca ka thënë se nuk ekziston asnjë shkelje nga ana e tij, pasi që ai ka pasur kompetenca të kufizuara derisa ka ushtruar pozitën e këshilltarit politik.

Në vendimin e AKK-së, po ashtu, kërkohet që të fillohen procedurat për shkarkimin e Kocës, derisa ai thotë se nuk do të ofrojë dorëheqje.

Koca ka thënë se në momentin e emërimit në postin e ri, më 24 dhjetor të 2018-s, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit politik.

Edhe Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi Video Koca nuk përfill Antikorrupsionin që gjeti konflikt interesi, thotë se do të bëjë padi

Koca thotë se shpreson që përmes padisë të ndalohet vendimi i AKK-së, derisa ka mohuar se ka lidhje familjare me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

KTV-ja ka kërkuar një qëndrim edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me komentimin e vendimit të AKK-së, nga Koca, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Para se të emërohej në këtë pozitë, në fund të vitit të kaluar, Koca ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj.