Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Suharekës kërkon evidentimin e qytetarëve të ardhur nga diaspora

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje që kryetarët e fshatrave dhe drejtorët e shkollave t’i evidentojnë qytetarët të cilët kanë ardhur në javët e fundit nga diaspora dhe këto të dhëna t’i dërgojnë tek autoritetet lokale të shëndetësisë, raporton Koha.

Gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Muharremaj ka theksuar se nuk ka vend për panik në këtë komunë, pasi që deri më tash nuk ka asnjë person që dyshohet të jetë prekur nga COVID-19.

Njëherësh ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në rast nevoje të kërkojnë ndihmë nga organet përkatëse duke i kontaktuar përmes telefonit.