Komunës së Suharekës i është zhbllokuar llogaria bankare, ka njoftuar kryetari i saj, Bali Muharremaj.
Muharremaj ka thënë se të martën në mbrëmje është njoftuar se llogaria tashmë është aktive.
“Presioni publik dha rezultat”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se do të njoftojë më tutje për shpenzimin financiar.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati reaguar të hënën duke thënë se Muharremaj gënjen, pasi sipas Muratit llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
“Dezinformatat nuk kalojnë. Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar Murati në Facebook.
-
Komunës së Suharekës i bllokohet llogaria bankare
-
Muharremaj: Si gjithmonë ju shërbejmë pa dallime, më 12 tetor fitojnë qytetarët
-
Komunat në prag të kolapsit buxhetor shkaku i kontratës kolektive
-
Muharremaj: Ministrat e Qeverisë Kurti nuk e hapin kurrë telefonin
-
Kryetari i Suharekës po hetohet lidhur me shpronësimin e një prone