Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se i janë bllokuar kësaj komune llogaritë bankare.
Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili këtë kritikë e ka quajtur “dezinformatë”.
Muharremaj i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të veprojë urgjentisht “ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë”.
“Sot zyrtarisht jemi njoftuar nga institucionet e nivelit qendror, që na kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë për ne si Komunë e Suharekës, derisa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore. Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë, siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdojë edhe në komunat tjera nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive. Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng i një marrëveshje të cilën duhet ta zbatojë Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Derisa ministri Murati ka shkruar se llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
“Dezinformatat nuk kalojnë. Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar Murati në Facebook.
-
I zhbllokohet llogaria bankare Komunës së Suharekës
-
Komunat në prag të kolapsit buxhetor shkaku i kontratës kolektive
-
Muharremaj për dëmet nga stuhia: S’mund t’u ndihmojmë qytetarëve pasi s’kemi fond emergjent
-
Murati: Thesari e ka alokuar buxhetin për dhjetor, Komuna e Prishtinës s’i ka kryer pagesat
-
Manaj: Po të kishte sistem normal drejtësie, Hekuran Murati do të ishte në burg