Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, iu kundërpërgjigj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka konfirmuar se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
ZRRE-ja ka sqaruar se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë, dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.
Mirëpo, Rafuna tha se ishte padia vetëm e një biznesi individual se aq ishin mundësitë ligjore, sepse Oda Ekonomike nuk ka pasur të drejtë të bëjë padi për 1300 biznese.
“Mundësi e vetme ligjore kjo ka qenë. Meqenëse nuk ishte vendimi, një akt administrativ ai i ZRRE-së, por ishte vetëm një njoftim, secili biznes mund ta atakojë atë. Janë qindra padi të tjera të bizneseve për njoftimin e ZRRE-së. Ky vendimi i sotëm është i i pari. Do të ketë vendime të tjera të Gjykatës Komerciale. Është lajm shumë i mirë për bizneset”, tha Rafuna.
ZRRE-ja e mohon se është pezulluar dalja në treg të lirë
Artikull i përditësuar (12:41) - Pak orë pasi Oda Ekonomike e Kosovës njoftoi se Gjykata Komerciale...-
Rafuna: ZRRE-ja e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë
-
A po i ngufat bizneset ZRRE-ja? Sot në “60 Minuta” me kryetarin e OEK-ut Lulzim Rafunën
-
ZRRE-ja e Oda Ekonomike me interpretime të ndryshme për vendimin e Supremes për treg të hapur të energjisë
-
OEK-u e quan shkatërrues për ekonominë daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë
-
OEK kërkon drejtësi në Supreme: Liberalizimi i tregut të energjisë ka dëmtuar bizneset