Arbëri

ZRRE-ja e mohon se është pezulluar dalja në treg të lirë

Foto ilustrim

Artikull i përditësuar (12:41) - Pak orë pasi Oda Ekonomike e Kosovës njoftoi se Gjykata Komerciale ka vendosur për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, ZRRE-ja ka thënë se bëhet fjalë për vetëm një biznes dhe jo për pezullim të plotë. 

Në njoftim, OEK-ja ka kërkuar nga ZRRE-ja që të ndalë veprimet “që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”.

“OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

E i kontaktuar nga KOHA, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se bëhet fjalë për një rast të një biznesi.

“Ky është vetëm një rast dhe nuk vlen për të gjitha vendimi i njëjtë. Ky është një prej rasteve”, ka thënë ai.

Vendimi i publikuar nga OEK

Bizneset patën kërkuar që të shtyhet dalja në treg të lirë të energjisë, për shkak se siç kanë thënë, rryma në treg të lirë po u kushton qindra për qind më shumë se deri tash.

Madje bizneset patën organizuar edhe protesta në kundërshtim të vendimit të ZRRE-së, që ka hyrë në fuqi më 1 qershor.

Sipas vendimit, kompanitë me mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim janë të obliguar të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike.

Gjatë ditës ZRRE-ja ka lëshuar edhe komunikatë për media: 

Kryetari i OEK-ut i kundërpërgjigjet ZRRE-së: Janë edhe qindra padi të tjera të bizneseve

55 min. më parë / 24 qer 2025 16:49 Nga: Ekonomia Online
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna,  iu kundërpërgjigj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka konfirmuar se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka sqaruar se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë, dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.

Mirëpo, Rafuna tha se ishte padia vetëm e një biznesi individual se aq ishin mundësitë ligjore, sepse Oda Ekonomike nuk ka pasur të drejtë të bëjë padi për 1300 biznese.

“Mundësi e vetme ligjore kjo ka qenë. Meqenëse nuk ishte vendimi, një akt administrativ ai i ZRRE-së, por ishte vetëm një njoftim, secili biznes mund ta atakojë atë. Janë qindra padi të tjera të bizneseve për njoftimin e ZRRE-së. Ky vendimi i sotëm është i i pari. Do të ketë vendime të tjera të Gjykatës Komerciale. Është lajm shumë i mirë për bizneset”, tha Rafuna.