Arbëri

OEK kërkon drejtësi në Supreme: Liberalizimi i tregut të energjisë ka dëmtuar bizneset

Lulzim Rafuna

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar drejtësi në Gjykatën Supreme ku është mbajtur seanca lidhur me padinë e iniciuar kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, nsa i përket daljes së detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Avokati i OEK-ut, Ekrem Hoxha, gjatë seancës ka deklaruar se procesi i liberalizimit të tregut nuk ka respektuar ligjin dhe direktivat evropiane, duke shkaktuar dëme materiale për komunitetin e bizneseve. 

Ai ka theksuar se vendimet e ZRRE-së kanë favorizuar operatorë të caktuar privatë dhe nuk kanë garantuar konkurrencën reale dhe furnizimin e duhur me energji elektrike për konsumatorët, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OEK-u.

Pas seancës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur besimin se Supremja do të vendosë në mbrojtje të interesave të bizneseve. 

“Fakte të paqëndrueshme dhe vendime që nuk përputhen me ligjin dhe direktivat e BE-së kanë ndikuar drejtpërdrejt në bizneset e Kosovës. Ne besojmë se Gjykata Supreme do të shqyrtojë të gjitha provat dhe do të vendosë një vendim të drejtë, që mbron interesat e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Gjykata Supreme

Seanca për liberalizimin e tregut të energjisë në Supreme zhvillohet me ndërprerje të rrymës

Në Gjykatën Supreme është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e...