Me akuza e kundërakuza është zhvilluar debati ndërmjet anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të hënën në mbledhjen e gjashtë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në pjesën e parë të seancës, anëtarë të LDK-së , VV-së e PDK-së e kanë braktisur seancën, shkaku i mospërfshirjes në agjendë të diskutimit për bartjen e buxhetit të pashpenzuar të të hyrave vetjake të vitit 2017 dhe propozim-rregullores për orarin e lokaleve afariste, shkruan sot “Koha Ditore”.
Anëtarë të këtyre tri subjekteve janë kthyer në seancë kur është diskutuar emërimi i stadiumit të Prishtinës me emrin “Fadil Vokrri”.
Por përplasja e parë prodhoi edhe tensione të tjera në vazhdim të seancës. Kësisoj, kur nisi diskutimi për mosfunksionimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) në kryeqytet, PSD-ja dhe VV-ja zhvilluan debat të ashpër.
Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përgjigje nga kryetari Shpend Ahmeti për mosfunksionimin e Ndërmarrjes Publike Banesore, e cila ka mbetur pa kryeshef si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)