Vetëm një ditë pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës u dakordua me kryetarin, Shpend Ahmeti, që për ndërmarrjet publike të diskutojnë në shtator, PSD-ja e ndihmuar nga PDK-ja dhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë shkarkuar aksionarin e VV-së në Ndërmarrjen Publike Banesore, Egzon Azemi.
Madje iniciativën për debat e ka marrë aksionari i PDK-së, Leutrim Retkoceri derisa VV-ja ka lëshuar sallën.
Ndërkohë vetë i shkarkuari, Egzon Azemi akuzoi Ahmetin për bashkëpunim me PDK-në.
“Dje Shpendi nuk pranoi të diskutonim për Ndërmarrjet Publike, sepse pazaret nuk i kishin kryer ende. Tha do të diskutojmë pas një muaji. Nuk kaluan 24 orë, plani ndryshoi për ta larguar Lëvizjen nga NPB-ja, e cila e ngjalli këtë Ndërmarrje për herë të parë që nga paslufta dhe e mori PDK-në, pra Blerandin dhe Kadriun”, ka thënë Azemi.
Edhe LDK-ka ka braktisur seancën.
“Ne kemi dal nga salla sepse në rend të ditës kjo çështje ka hyrë në mënyrë klandestine përkundër që ne u dakorduam me kryetarin për debat në shtator”, ka thënë jeta Rafuna, këshilltare e LDK-së.