Me akuza dhe kundër akuza është zhvilluar debati mes asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal.
Përplasjet filluan kur nisi diskutimi për mos funksionimin për ndërmarrjet publike në kryeqytet.
Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të marrë përgjigje nga kryetari Shpend Ahmeti për mosfunksionimin e ndërmarrjes publike banesore e cila ka mbetur pa kryeshef si pasojë mosmarrëveshjeve në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së.
Gjatë debatit, Ahmeti akuzoi asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, duke thënë se po fle në ndërmarrje për të mos e lejuar të hyjë askënd në të, transmeton kp.
Azemi iu kundërpërgjigj Ahmetit duke thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Debati eskaloi mes të dyve, madje kryetari i tha Azemit: “mshele gojën”.
E situata e tensionuar vazhdoi tutje kur asamblisti i VV-së, Egzon Azemi i tha Ahmetit se ai po gënjen publikisht.
Edhe
Tensione në Kuvend, përplasen Bajrami e LDK-së e Ahmeti i VV-së
“Po më vjen turp si ke kaq guxim me gënjye publikisht ti kam kërkuar me diskutua për çështje të ndryshme dhe shkelje ligjore me emaili të kam kërkuar jo filma sinqerisht po bënë gënjeshtra po thu herë Liburn Aliu e herë Xhelal Sveqla po flenë në një ndërmarrje publike banesore, ju nuk keni guxim për asgjë", tha ai.
Nga rendi i ditës është larguar pika për bartjen e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga vitit 2017 në vitin 2018, për shkak të mungesës së rishikimit të buxhetit.
E me kërkesë të asambleistit të AKR-së, Sami Borovci kjo pikë u vendos për një seancë tjetër bashkë me propozim rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunë e Prishtinës.
-
“Hup, laper”, përplasje mes Mustafës së LDK-së e Azemit të VV-së
-
LVV-ja: Rama e LDK-ja i kanë kthyer ndërmarrjet publike kundër nesh në prag të zgjedhjeve
-
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për mosdeklarim të 172 mijë eurove
-
Zgjidhen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë