Me akuza nga VV-ja në drejtim të PSD-së, ka filluar mbledhja e tetë e Kuvendit të Kryeqytetit.
Duke folur për thirrjen e mbledhjes vetëm dy ditë pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa dhe futjen e projektpropozimit për buxhetin e vitit 2019 në rend të ditës, asamblisti i VV-së Egzon Azemi ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka lidhur koalicion të fshehtë me PDK-në.
“Numrat i keni jeni në koalicion në PDK-në, s’di pse po veproni kështu. Kryetari më shumë kohë harxhon duke qëndruar jashtë duke bërë pazare me Blerandin (Stavilecin) sesa në sallë. Të gjitha sulmet politike në komunë po i bën t’i Shpend,” ka thënë Azemi.
Ndërsa Ahmeti e ka ftuar Azemin që të shkojë në zyrën e kryetarit për të diskutuar çdo problem.
“Dera e kryetarit është e hapur, eja kur të duash. Eja takoje kryetarin”, i është përgjigjur Ahmeti.
-
Ahmeti fton asamblistin e VV-së për t’i qëruar hesapet jashtë sallës së Kuvendit [video]
-
VV-ja akuzon dhe PSD-në për zaptim të Komunës me PDK-në
-
Përplasje mes Ahmetit e asamblistëve të VV-së
-
Prishtina miraton buxhetin me ndihmën e tre asamblistëve të LVV-së e të PDK-së
-
LVV: Nuk është prishur koalicioni LDK-PDK në Prishtinë