Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në një konferencë me homologun e tij të Maqedonisë Talat Xhaferi tha se shpresonte që Ligji për gjuhën shqipe në vendin fqinj të miratohet sa më parë.
Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat euroatlantik. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë, tha Ruçi. Shpreha kënaqësinë për rolin konstruktiv të aktorëve shqiptarë në këtë proces si dhe besnikërinë e popullit shqiptar në Maqedoni brenda interesave të vendit të tyre dhe për të mirën e tyre. Mbështetëm mbledhjen e dy qeverive respektive si dhe ngritjen e komitetit për bashkëpunimin ekonomik. Nisma për Ligjin e gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe, ta shohim sa më shpejt të miratuar nga institucionet e Maqedonisë. Bëhet e ditur po ashtu se ata ranë dakord të mbështesin linjën 400 kv mes Shqipërisë dhe Maqedonisë apo zgjatimin e rrugës së Arbrit.
-
Shqipëria pret votën pro të shqiptarëve të Maqedonisë për emrin e ri
-
Meta pret miratim të shpejtë të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë
-
Ligji për shqipen në Maqedoni hyn në fuqi së bashku me Marrëveshjen për emrin
-
Xhaferi thotë se nuk ngutet për firmosjen e Ligjit të gjuhëve
-
Xhaferi: Nuk ngutem me firmosjen e ligjit të gjuhëve