Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka thënë se Shqipëria mbështet procesin e integrimint euroatlantik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, në përputhje me angazhimet evropiane dhe normat ndërkombëtare.
Në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi, Ruçi ka shprehur besimin se në referendumin e 30 shtatorit, shqiptarët e Maqedonisë do të mbështesin emrin e ri të Maqedonisë për të nisur procesin e ri.
“Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi vlerësoi përpjekjet inkuajuese të Qeverisë së Maqedonisë në mbështetje të sundimit të ligjit, përmbushjes së reformave strukturore dhe rimarrjes së kursit Euro-Atlantik të vendit,forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve me fqinjët. Ai vlerësoi rolin konstruktiv dhe aktiv të faktorit politik shqiptar në këtë proces dhe nënvizoi se Shqipëria inkurajon kohezionin e faktorit politik shqiptar që të bëhet protagonist i ndryshimeve transformuese që i mundësojnë vendit fqinj të përparojë në procesin e anëtarësimit euroatlantik. Shqipëria, vuri në dukje z. Ruçi, mbështet procesin e integrimit euro-atlantik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, në përputhje me angazhimet evropiane dhe normat ndërkombëtare. Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi shprehu besimin se në referendumin e 30 shtatorit shqiptarët e Maqedonisë do të mbështesin procesin e nisur të paqes”, thuhet në njoftim të Kuvendit të Shqipërisë.
Thaçi, në anën tjetër, tha se faktori politik shqiptar është i bashkuar për referendumin e 30 shtatorit dhe po punojnë bashkë për të nxitur shqiptarët të marrin pjesë në këtë referendum.
Të dy shprehën besimin se shqiptarët e Maqedonisë do ta japin votën e tyre pro referendumit, për perspektivën evropiane të këtij vendi.
-
Kryeparlamentari i Maqedonisë në Shqipëri, Ruçi pret nga Shkupi Ligjin për shqipen
-
Ahmeti beson se emri i ri, Maqedonisë dhe shqiptarëve do t’u hapë perspektivë të re
-
Liderët botërorë përgëzojnë Maqedoninë për emrin e ri
-
Kosova uron Maqedoninë për ndryshimet kushtetuese
-
Shkupi reagon ndaj Moskës për çështjen e emrit të Maqedonisë