Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë kryetarin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Meta i tha Xhaferit se mezi pret anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe e siguroi atë për mbështetjen e fortë të Shqipërisë në këtë drejtim.
Duke vlerësuar tendencën pozitive për zgjidhjen e çështjes së emrit, Presidenti nënvizoi se, “stabiliteti dhe zhvillimi i Maqedonisë është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por edhe për të gjithë rajonin”.
Meta shprehu besimin për miratimin së shpejti të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke theksuar se ky akt do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimin e parë midis Qeverive të të dy vendeve, si dhe ndanë të njëjtin mendim se zhvillimet e sotme rajonale dhe globale kërkojnë një bashkëpunim dhe ndërlidhje edhe më të mirë, infrastrukturore, energjetike dhe njerëzore midis dy vendeve.
-
Ligji për shqipen në Maqedoni hyn në fuqi së bashku me Marrëveshjen për emrin
-
Xhaferi thotë se Maqedonia shumë shpejt e voton në Kuvend marrëveshjen për emrin e ri
-
Hoxhaj takon Xhaferin: Zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni nuk mund ta ndalë askush
-
Tirana duartroket miratimin e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Kryeparlamentari i Maqedonisë në Shqipëri, Ruçi pret nga Shkupi Ligjin për shqipen