Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë do të organizojë një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin të BE-së, Johannes Hahn dhe komisioneren për Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel.
Siç njoftojnë nga zyra e Kurzit, në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbisë, Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev anuloi pjesëmarrjen në takimin e Vjenës për shkak të situatës aktuale politike në vend.
Në takim do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe.
-
Nesër dreka e punës e von der Leyenit me liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Kurz takon liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Sot Samiti i Berlinit për Ballkanin
-
Haradinaj i kërkon Kurzit që liberalizimi i vizave për kosovarët të futet në agjendën e BE-së
-
Kurzi mbledh më 19 nëntor kryeministrat e Ballkanit Perëndimor