Arbëri

Kurz takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor do të mbahet sot në Vjenë, ku pjesëmarrës janë përfaqësues të vendeve të rajonit. Në të po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka konfirmuar për takimin, duke treguar se në këtë ngjarje janë edhe: përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kurz ka shkruar se Evropa s’mund të jetë e plotë pa qenë pjesë e saj vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të plotë në luftimin e reformave të kërkuara dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Këtë do ta theksojmë edhe sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kancelari austriak në Tëitter.

Ai ka përmendur edhe zotimet për luftimin e migrimit ilegal.

“Do doja t’i falënderoja vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqinë për mbrojtjen e kufijve, gjë të cilën po e mbështet edhe Austria me zyrtarë policorë. Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, e riafirmojmë luftën e përbashkët kundër migracionit ilegal. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos para verës”.