Sot në Gjermani do të nisin takimet në kuadër të Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë ngjarje, në kuadër të së cilës pritet të nënshkruhen tri marrëveshje, do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti.
Në organizim nuk do të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga qeveria serbe kanë njoftuar se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, do ta kryesojë delegacionin serb në këtë samit.
Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.
Në samit do të marr pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në kuadër të këtij samiti, nga ekzekutivi kosovar kanë thënë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Edhe
Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Londër
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për KosovaPress se pas hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi i tregut të përbashkët rajonal, i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor.
Dinamizmin e Procesit të Berlinit e mbështesin edhe opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.
-
Në Kosovë, pak pritje për atë që mund të prodhojë Samiti i Procesit të Berlinit
-
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
-
Kurti pritet nga Scholzi: Pres me padurim rezultatet nga samiti i Procesi i Berlinit
-
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin