Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen së bashku sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Samiti do të vijojë me diskutimet për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Përfaqësimi i Serbisë do të jetë president Aeksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.
Edhe
Sot në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor
Me president dhe kryeministër do të jetë edhe përfaqësimi i Malit të Zi.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, janë pjesë e samitit.
Sipas njoftimit të Kancelarisë gjermane, sot kancelarja Merkel fillimisht do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.
“Kjo do të shoqërohet me një bisedë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas, kancelarja do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me presidentin francez, shoqëruar edhe me një deklaratë të përbashkët.
Edhe
Tirana mirëpret sot liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Pas mbërritjes së krerëve të shteteve dhe qeverive së Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do të fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor, me një sesion pune dhe një drekë pune.
Takimet do të shërbejnë për të këmbyer pikëpamjet mbi stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, veçanërisht mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kancelarisë gjermane