Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë organizoi një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë.
“Theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”, ka shkruar Haradinaj.
Lexo edhe: Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në drekë pune me kancelarin austriak
Kosova, ka thënë Haradinaj, është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm.
“Nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE”, ka thënë ai.
“Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, përfundon Haradinaj.
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
Haradinaj: Të gjitha kushtet për liberalizim i kemi plotësuar
-
Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi i vizave
-
Haradinaj merr “PO”-në e Gjermanisë për liberalizim vizash
-
Haradinaj takon eurodeputetin McAllister, thotë se ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim