Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.
Pas këtij takimi, Haradinaj e ka falënderuar Gjermaninë me fjalët “Danke Deutschland” pasi, siç tha ai, ka marrë “Po”-në e këtij vendi për liberalizim të vizave.
“Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, u shpreh Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ishte i pranishëm në takim, ndërsa tha se aty është biseduar edhe për liberalizimin e vizave.
“U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!”, shkruan Pacolli në Facebook.
-
Haradinaj i uron qytetarët që Gjermania e konfirmoi edhe një herë mbështetjen për vizat
-
Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi i vizave
-
Haradinaj-Stublla thotë në Gjermani mori sinjale pozitive për liberalizim
-
Haradinaj i bindur se me kryesimin e presidencës së BE-së nga Gjermania, Kosova liberalizohet
-
Haradinaj: Të gjitha kushtet për liberalizim i kemi plotësuar