Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i bindur se me kryesimin e presidencës së BE-së nga Gjermania, Kosova liberalizohet

Foto: Driton Paçarda / KOHA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i bindur se me të marrë Gjermania kryesimin e presidnecës së Bashkimit Evropian, Kosova do të marrë liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj beson që Gjermania do t’i jap fund “politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian” në raport me Kosovën

“Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, ka shprehur besimin se kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i kupton si askush tjetër në BE nevojat e Kosovoës.

“Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t'i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.