Arbëri

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në drekë pune me kancelarin austriak

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në drekë pune me kancelarin austriak

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë do të organizojë një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin të BE-së, Johannes Hahn dhe komisioneren për Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel.

Siç njoftojnë nga zyra e Kurzit, në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbisë, Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq.