Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes (arkat për pagesa të shërbimeve) edhe për 2 orë të tjera.
Zbatimi i këtij vendimi do të nisë nga nesër, 18 korrik 2018, e mërkurë, dhe do të vazhdojë deri me 1 shtator 2018.
Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë-premte do të jetë nga ora 08-18 (gjithsej 10 orë), ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 (gjithsej 7 orë).
“Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës. Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e ‘60-ta e deri në ditët e sotme të lirisë”, thotë kjo Kompani.
Andaj, për t’iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre, “ne do e zgjasim orarin e punës në pikat e shitjes (arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin tonë të departamentit për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë”.
KRU “Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në kryerjen e obligimeve financiare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht shkyçjes nga shërbimet.
-
KRU “Prishtina” njofton se ka zgjatur orarin e punës në departamentin për konsumatorë
-
KRU “Prishtina” zgjat orarin e punës për shkak të mërgimtarëve
-
KRU “Prishtina” nga 18 korriku ofron shërbime edhe të shtunave
-
Ujësjellësi arkëton 25 mijë euro borxhe për gjashtë muaj
-
KRU “Prishtina” nis aksion ndaj borxhlinjve, paralajmëron ndërprerje të ujit për mospagesë