Ujësjellësi Rajonal "Prishtina" ka njoftuar se nga data 7 tetor do t’i fillojë përfundimisht procedurat e dërgimit të konsumatorëve borxhlinjtë tek përmbaruesit privat.
Është thënë se kjo vlen për konsumatorët që kanë borxhe mbi 100 euro. KRU Prishtina ka njoftuar se është vendosur të merren masa lehtësuese për t’iu shmangur procedurave përmbarimore.
Për kategorinë e amvisërisë, është thënë se konsumatorët mund të paguajnë 10% të borxhit dhe pjesën tjetër ta riprogramojnë me këste për 36 muaj.
E kategoria e biznesit duhet ta paguajë 20 për qind të borxhit e pjesën tjetër mund ta riprogramojnë me këste për 36 muaj.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet nga zyra ligjore e ndërmarrjes. Dërgimi i lëndëve fillon brenda 7 ditësh. Nxitoni! Keni kohë vetëm 7 ditë të përmbushni obligimin tuaj financiar karshi shërbimeve për ujë e kanalizim”, është thënë nga KRU Prishtina.
-
KRU Prishtina çon te përmbaruesi 1.500 borxhlinj për 4 muaj
-
KRU Prishtina do të fillojë procedimin e borxhlinjve te përmbaruesi
-
KRU Prishtina paralajmëron dërgimin e borxhlinjve te përmbaruesi
-
Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim
-
“Pastrimi” paralajmëron se borxhlinjtë do t’i dërgojë te përmbaruesi