Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar borxhlinjtë se duke filluar nga 1 shtatori do të dërgojë rastet te përmbaruesit privat, në rast se nuk paguhen borxhet.
“Te përmbaruesi do të përfundojnë të gjithë ata konsumatorë me borxhe të akumuluara ndër vite. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Siç thuhet, deri më tash janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga zyra ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.
Artikuj të ngjashëm
-
KRU “Prishtina” i dërgon 1500 borxhlinj te përmbaruesi privat
-
KRU Prishtina çon te përmbaruesi 1.500 borxhlinj për 4 muaj
-
Ujësjellësi “Prishtina” dërgon 1000 borxhlinj te përmbaruesit privatë
-
KRU Prishtina do të fillojë procedimin e borxhlinjve te përmbaruesi
-
KRU Prishtina paralajmëron se nga java e ardhshme do t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi