Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga një objekt në “Rrugën e Bledit”

Ashtu siç ka paralajmëruar, kompania rajonale e ujësjellësit, “Prishtina”, ka nisur me shkyçjet gjatë ditës së mërkurë.

Shkyçjet kanë nisur nga një objekt i lartë që gjendet në “Rrugën e Bledit”.

Burimet e KOHËS në ujësjellës kanë thënë se ky objekt ka qenë i lidhur ilegalisht me ujësjellësin publik dhe ka marrë për pesë vjet shërbim.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se nga sot nuk do të ketë ujë të pijshëm për ata që nuk i paguajnë faturat e ata që janë të kyçur ilegalisht në ujësjellësin publik.

Image
FOTO: Objekti ku kanë nisur shkyçja nga KRU "Prishtina"