Niman Baliu nga KRU “Mitrovica” ka folur për aktivitetet që do t’i mbajë kjo kompani të martën me rastin e Ditës Botërore të Ujit.
Ai ka thënë se këto aktivitete i mbajnë në vazhdimësi për t’i vetëdijesuar njerëzit lidhur me rëndësinë e ujit.
Baliu në emisionin SOT në KTV ka thënë se ligjëratat vetëdijesuese në shkollat fillore në këtë komunë kanë filluar dy javë më herët.
“Vetëdijesimin do ta bëjmë në dy mënyra, vetëdijesimin e nxënësve dhe moshave të vjetra. Do të mbajmë takime në fshatra, do t’u tregojmë atyre për sfidat që ballafaqohemi. Ujësjellësi i Mitrovicës furnizon komunat e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vitisë me ujë të pijes. Furnizohemi nga liqeni i Ujmanit dhe kemi furnizim me ujë 24 orë pa ndërprerë”, ka thënë ai.
Baliu ka shtuar se një problem më i theksuar janë humbjet e ujit që bëhen nga rrjeti nëntokësor, po ashtu janë edhe kyçjet ilegale si dhe vjedhja e ujit. Ai për këtë ka deklaruar se rastet janë paraqitur në gjykatë.
“Aktivitetet vetëdijesuese i kanë parapri para kësaj date. Në të gjitha shkollat ora e parë do t’i kushtohet kësaj teme”, ka thënë ai.
Edhe
Ujësjellësi i Mitrovicës nis shkyçjen masive të konsumatorëve me borxhe
Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe të sensibilizojë për mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.
Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar për herë të parë më 22.03.1993.