Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se shpenzimet enorme të ujit në shumë zona kanë pamundësuar furnizimin e rregullt me ujë të pijes në lagjen Mati 1 dhe disa pjesë të lagjes Bregu i Diellit, Zllatar, dhe disa pika të larta.
“Të nderuar konsumatorë të lagjes Mati 1 në tërësi, disa pjesë të lagjes Bregu i Diellit, Zllatar dhe pikat e larta, për shkak të shpenzimeve enorme të ujit në shumë zona, kapacitetet në rezervuar janë të limituara, edhe pse po trajtohet ujë me kapacitet të plotë. Pra, shpenzimi enorm i ujit që po ndodh po pamundëson furnizim të rregullt me ujë”, thuhet në njoftim të KRU “Prishtina” të premten në mbrëmje.
Sipas njoftimit, furnizimi pritet të stabilizohet të shtunën.
KRU “Prishtina” ka apeluar vazhdimisht për kursim të ujit. Madje kjo ndërmarrje ka paralajmëruar që në vitin e ri shkollor do të mbajë edhe ligjërata me qëllim të vetëdijesimit të fëmijëve për vlerën dhe kursimin e ujit.
-
Një pjesë e “Bregut të Diellit” qe 24 orë pa ujë
-
Defekti në gyp lë pa ujë një pjesë të Prishtinës
-
Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë
-
Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit