Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti akt kriminal dhe të patolerueshëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Në Facebook ai shkroi se qëllimet e kriminelëve e mohuesve të sovranitetit të Kosovës që të provokojnë paqen, nuk do të arrihen.
“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur”, ka thënë ai.
Krasniqi ftoi organet e rendit dhe ligjit që të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat, “dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë”.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten, ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë së Kosovës njoftuan se përgjatë tri ditëve në veri ishin sulmuar policët e Kosovës katër herë.
-
Krasniqi: Ftoj partnerët ndërkombëtarë ta dënojnë qartë sulmin ndaj shtetit të Kosovës
-
Krasniqi: Rrëmbimi i policëve, shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
-
Krasniqi: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës
-
Haradinaj: Policinë e ka sulmuar krimi i organizuar
-
Krasniqi fton partnerët ndërkombëtarë të reagojnë ndaj “veprimeve bllokuese të Serbisë”