Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Policinë e ka sulmuar krimi i organizuar

Haradinaj: Policinë e Kosovës e ka sulmuar krimi i organizuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë të premten se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, janë alarm për të gjithë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook se Policinë e Kosovës e ka sulmuar krimi i organizuar.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se Policia e Kosovës është sulmuar me granatë dore dhe kallashnikov mëngjesin ditës së sotme në veri, derisa po shkonin në pikat kufitare për ndërrimin e tyre të punës.

Sipas tyre, ky është sulmi i katërt ndaj Policisë brenda tri ditëve.