Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet që janë bërë në veri të vendit ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës, si dhe KFOR-it e EULEX-it.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet duhet të ndalen e sulmuesit të sillen para drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë”, ka thënë Haradinaj. “Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilente për ta garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t'iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”