Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Në një status në Facebook ka shkruar se Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë.
“Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t'i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve! Luftërat ne Ballkan janë kapitull i mbyllur”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Sulmi terrorist në veri, goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin
-
Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për sulmet në veri
-
Haradinaj: Tensionet në veri të papranueshme, Vuçiqit po i lëkundet pushteti
-
Haradinaj dënon sulmet në veri, kërkon që sulmuesit të sillen para drejtësisë
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike