Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas situatës së krijuar në veri të vendit ka reaguar duke thënë se “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!”
Sipas Krasniqit të martën në veri janë sulmuar institucionet e shtetit. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të flasë për situatën në veri.
“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë
-
Krasniqi: Po rrezikon një valë e re e largimit të shqiptarëve nga veriu
-
Krasniqi i kërkon Qeverisë të krijojë kushte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri
-
Krasniqi letër Kurtit, kërkon koordinim për situatën në veri
-
Krasniqi: Kurti t’u drejtohet qytetarëve, të shmanget përshkallëzimi