Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se po rrezikohet një valë e re e largimit të shqiptarëve nga veriu i vendit, pas tensioneve të fundit dhe asaj që e ka quajtur “injorim që Qeveria po ia bën situatës”.
Në një shkrim në Facebook, kryetari i PDK-së ka thënë se në Këshillin Politik të PDK-së ka shprehur “shqetësimin e madh me realitetin e ri i cili po tentohet të krijohet në pjesën veriore të Kosovës”.
“Injorimi që Qeveria ia ka bërë kësaj situate vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve. Edhe një herë, i bëjmë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia. Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti se po i diskriminon komunat që udhëhiqen nga PDK-ja.
Në veri të vendit, rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak, janë mbyllur qe dy javë pas barrikadimit të serbëve lokalë. Serbët kanë thënë se kanë bllokuar rrugët për shkak të arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë e zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
-
Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë
-
Krasniqi – Qeverisë: Hiqini barrikadat, çdo minutë që po kalon po e rrezikon sovranitetin e vendit
-
Krasniqi: Qeveria të mos fshihet pas KFOR-it
-
Krasniqi: Sovraniteti i shtetit po cenohet, hiqni menjëherë ato barrikada të turpshme
-
Krasniqi: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës