Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë se nuk po u ndihmon shumë zonave të Kosovës në sigurimin e ujit të pijshëm.
Gjatë vizitës së zhvilluar të mërkurën në Komunën e Drenasit, ku është pritur nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, Krasniqi ka thënë se sikurse kësaj komune, edhe shumë të tjerave u mungon mbështetja e Qeverisë, e cila para dy ditësh mori vendim që t’i obligojë gastronomët t’u shërbejnë ujë nga kroi qytetarëve që pinë kafe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e kësaj Qeverie karshi Komunave të Kosovës, sepse ato janë dera e parë e qytetarëve tanë. Për të përmirësuar shërbimet dhe mirëqenien e tyre, Qeveria duhet të ndihmojë komunat me mjete shtesë. Ju e patë që kanë projekte tejet të rëndësishme, urat të cilat e lehtësojnë qarkullimin e fëmijëve dhe të gjithë njerëzve. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, projekt që nuk e ka mbështetur kjo Qeveri. Po ashtu edhe projekti që ndërlidhet me ujësjellësin. Kur jemi te uji, si një nevojë bazike, përderisa Qeveria e Kosovës merr vendime që të obligojë gastronomët që tu shërbejë ujë nga kroi qytetarëve që pinë kafe, në anën tjetër, këtu në Drenas, e njëjta Qeveri, nuk është duke u ndihmuar qytetarëve që të kenë furnizim me ujë të pijshëm. Një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune e kanë këtë problem në baza ditore”, ka thënë Krasniqi, raportoi EO.
Lideri i PDK-së tha se të gjitha punimet që i ka vizituar në Drenas, janë bërë me buxhetin e komunës. Sipas tij, ky është problemi që evidentohet në çdo komunë, çdo ditë, në secilën vizitë.