Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke folur për kërcënimin që kandidati për deputet, Haxhi Hoti, i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër çdo dhune a kërcënimi.
Ai ka thënë se kushdo që është jashtë kësaj fryme, nuk është Nismë.
Bashkë për shtetin, armiqtë i mbajmë jashtë kufirit. Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit. Jo bashkë në armiqësi. Jo bashkë në sharje e kacafytje. Jo bashkë për krim e korrupsion. Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij. Jo bashkë në kusari, padije e hajni”, ka shkruar ai.
Krasniqi thotë se Nisma Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë.
“Të gjitha të tjerave që dëmtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jo-në e madhe. Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm”, ka shkruar ai.
Edhe
Kurti: Nuk dua të përzihem në çështjet e drejtësisë por Hoti do të ishte mirë të lirohej
Ai ka bërë një krahasim mes presidentit të vrarë amerikan, John Kennedy dhe Albin Kurtit, duke thënë se ndonëse populli e deshi të parin për udhëheqës të shtetit, nuk ishte në interesin e shtetit që ai të ishte president, kurse për Kurtin ka thënë se populli “ndoshta” e do, “por nuk është interes i shtetit që ky të jetë kryeministër”.
I njëjti është arrestuar sot nga Policia, ndërkaq është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet anëtari i Nismës që kërcënoi Albin Kurtin
-
Osmani: Kërcënimi i sotëm tregon se sistemi i sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë mban anën e kërcënuesve
-
Anëtari i Nismës ia kujton Kurtit historinë e Kennedyt: “Ta lëshojë Kosovën, ose mund të vritet”
-
Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën