Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar afatin për aplikim të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
KQZ-ja ka njoftuar partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.
Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), nga ora 08:00 deri në orën 16:00, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
-
22 marsi afati i fundit për aplikim për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet në veri
-
Sot përfundon afati për aplikim të partive për pjesëmarrje në zgjedhje dhe deklarim të koalicioneve
-
Edhe një ditë kohë që subjektet të aplikojnë për certifikim për zgjedhjet lokale
-
KQZ: Më 13 gusht përfundon afati për aplikim online për certifikimin e kandidatëve
-
Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë