Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Në një njoftim të publikuar KQZ-ja ka thirrur mbledhje e cila do të mbahet të enjten në orën 16:00.
Ndër pikat e rendit të ditës është “certifikimi i rezultateve përfundimtarë të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”.
Pikë tjetër në rendit e ditës është edhe “zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit”.
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ-ja mban sot mbledhje për certifikimin e rezultateve përfundimtare
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
-
KQZ-ja fton mbledhje për t’i shpallur nesër rezultatet përfundimtare, Cakolli thotë se s’ka të drejtë
-
KQZ-ja sot certifikon kandidatët për deputetë
-
KQZ-ja u drejtohet partive për certifikim të rezultateve, ua kujton nenin e dorëheqjes së anëtarëve të Qeverisë